Superliga

Deputetja e Kuvendit të Kosovës gëzon klubin e Superligës pas votimit të buxhetit për vitin 2020

Dje është mbajtur seanca e jashtëzakonshme për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Pas shumë diskutimeve në këtë seancë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan buxhetin duke hapur rrugë për jetësimin e projekteve të ndryshme, raporton Zëri.info.

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani ka bërë me dije se në mesin e shumë projekteve për Komunën e Vushtrrisë, aty parashihen edhe punimet në stadiumin ‘Ferki Aliu’.

Njoftimi i plotë i deputetes vushtrriase:

“Në seancën e jashtëzakonshme për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, u pa puna profesionale nga ana e komisionit dhe ministrisë përkatëse, asaj të Financave dhe Transfereve, me shpërndarje të barabartë të buxhetit për projekte madhore dhe komuna.

Sot në orët e para të mëngjesit #votuam #buxhetin, duke hapur rrugë për jetësimin e projekteve në të mirën e qytetarëve, ku ndër to ishin edhe projektet për komunën e Vushtrrisë, si:

* Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit,
* Memoriali i martirëve- Studime,
* Stadiumi “Ferki Aliu”,
* Rregullimi i shtratit të lumit “Sitnica”,
* Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”,
* Ndërtimi i sallës së sportit në Vushtrri,
* Renovimi i shkollës fillore në Smrekonicë,
* Shtatorja e Xhavit Hazirit,
* Ndërtimi i rrugës Skënderaj- Vushtrri (fshati Krasmirovc).

Ndërsa për projektet tjera do të përgadisim amandamentet përkatëse, ku me rishikimin e buxhetit i cili do të bëhet pas dy muajve, do të adresohen në Kuvend”.

Në seancën e jashtëzakonshme për Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin…

Posted by Fjolla N. Ujkani on Sunday, March 15, 2020