Liga e Dytë Liga e Parë Liga e Tretë

E konfirmon mikrobiologu Raka: FFK e pezulloi Ligën e Parë dhe jo IKSHPK-ja

Mikrobiologu njohur kosovar, Lula Raka, ka dhënë një deklaratë tejet interesante, teksa deklaroi se vendimin për ta anuluar Ligën e Parë e mori ekskluzivisht Federata e Futbollit e Kosovës dhe se Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në vend nuk kishte dhënë një rekomandim të tillë, raporton Gazetasheshi.com.

Gjatë emisionit sportiv “Koha Shtesë” në Supersport Kosova, mikrobiolugu Lul Raka, ka deklaruar se FFK nuk është konsultuar me IKSHPK-në për vazhdimin e kampionateve të tjera përveçse Superligës.

Vendimi për ndërperjen e garave të tjera e ka marrë Federata e Futbollit e Kosovës dhe jo Ministria e Shëndetësisë apo Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë. Instituti vetëm se ka bërë vlerësimin e rrezikut të përgjithshëm dhe sa më shumë që të ketë gara, aq më shumë do të rritej rreziku, por kategorizimin se cila ligë ka përparësi për t’u vazhduar e ka bërë ekskluzivisht Federata e Futbollit e Kosovës.”, ka delaruar Raka.

Kujtojmë që Komiteti Ekzekutiv në Federatën e Futbollit të Kosovës mori vendim javën e shkuar që t’i përfundojë të gjithë kampionatet e tjera, përveçse atij elitar, duke shkaktuar kështu paknaqësi të madhe te shumë klube, sikurse në Ligën e Parë, po ashtu edhe në rangjet tjera