Liga e Dytë

Afrim Jashari: KF Vjosa meriton një vend në Ligën e Parë

Afrim Jashari ka kontribuar në mënyrë të vazhdueshme në futbollin kosovar. Që nga puna me grup-moshat e reja e deri tek angazhiminë rangun më të lartë të futbollit kosovar.

Kohën e fundit trajneri Jashari është anagzhuar në Ligën e Tretë te KF Vjosa, ku më shumë sukses arriti që këtë skuadër ta ngjis në Ligën e Dytë të futbollit kosovar dhe poashtu ka vazhduar kontratën e tij falë punës së shkëlqyeshme që e bëri tek kjo skuadër.

Në një prononcim për GazetaBlic Sport, Afrim Jashari foli në lidhje me marrëveshjën e re që ai e arriti me drejtuesit e kësaj skuadre si dhe për objektivat që ka në Ligën e Dytë.

“Mund te them se KF Vjosa nga Shtimja, është një klub që është i organizuar por që u gjend në Ligen e 3-të pas një ri-organizimi të ligave në kuadër të FFK-së. Por, këtë vit pasi që ishte ne vend të parë me vendimin për ndërprerje të kampionatit (për shkak të pandemisë) u shpall kampion dhe u inkuadrua ne Ligën e Dytë. Sa i përket objektivave ato nuk i kemi shpalosur akoma me kryesinë, por vetëm jemi takuar dhe kemi arritur marrvëshje për bashkëpunim. Kemi qenë të kënaqur të dyja palët, edhe unë me punën e një super kryesie ne krye me Kryetarin Z.Avdi Sadiku, por edhe ata me punën time. Prandaj, na duhet kohë për të folur diçka më tepër për aspirata. Varet nga shume faktorë, por vetëm një e di se KF Vjosa është një klub që meriton një vend në Ligën e Parë të Kosoves” deklaroi Jashari.

Kujtojmë që Afrim Jashari kishte një aventurë shumë të suksesshme edhe te Drenica, ku për një edicion e kishte mbajtur një seri me plotë 14 ndeshje pa humbje radhazi.