Superliga

Analisti Kosumi jep verdiktin e “tri” penalltive të Feronikelit

Analisti i referimit në RTV 21, Ismajl Kosumi, ka dhënë verdiktin e tij për penalltitë e ndeshjes, Feronikeli – Llapi (2:1).

Gjyqtari Dardan Qaka akordoi dy penallti për vendasit, derisa një jo.

Në penalltinë e parë ka pasur kontakt dhe me të drejtë është akorduar. Në rastin e dytë (57′) të ndërhyrjes së Behar Maliqit ndaj Mevlan Zekës ka ekzistuar penalltia”, thotë Kosumi, raporton Gazeta Olle.

Por, më ndryshe mendoi në penalltinë vendimtare të minutës 85.

“E kam shikuar 5 herë për të parë nëse ka pasur kontakt, por nuk e kam parë. Mendoj se është penallti shumë e lehtë
”, shtoi ai.

Në këtë ndeshje, trajneri i Llapit, Tahir Batatina, kishte akuzuar gjyqtarët për humbjen.