Liga e Tretë

BEFASI: Shkëlqim Pacolli prezantohet te skuadra që askush nuk e ka pritur

Ish mesfushori i Hajvalisë dhe Besës, Shkëlqim Pacolli ka befasuar me skuadrën e re, shkruan GazetaSport.com.

Pacolli tashmë është prezantuar te skuadra e sapo formuar, Shkëndija nga Hajvalia.

Më poshtë njoftimi zyrtar i klubit prishtinas.

Ish futbollisti Shkëlqim Pacolli i bashkohet KF SHKËNDIJA

Organizimi i mirëfillt dhe objektivat e qarta të KF SHKËNDIJA ka zgjuar interesim edhe te diaspora jonë, konkretishtë bashkëqyetarët tanë të cilët jetojnë tashmë jashtë Kosovës po i bashkohen projektit tone çdo ditë, duke i dhënë edhe më shumë vlerë klubit.

Shkëlqim Pacolli, ish futbollisti i Hajvalisë dhe shumë skuadrave Prishtinase, i cili u lind dhe rrit në Hajvali së fundi i është bashkuar klubit tonë edhe për rreth tri vite pse jeton në Suedi, por ky fakt nuk e ka penguar të jap kontributin e tij për klubin.

Shkëlqimi si futbollistë ka qenë një nga futbollistët më të talentuar të vendit tonë, këtë e kishte dëshmuar më së miri sa ishte pjesë e akademisë “Mehmet Kurda”, ndërsa ai poashtu ishte një nga futbollistët kyç të KF Hajvalia sa ishte pjesë e Super Ligës së Kosovës.

Një djalë si Shkëlqimi është motiv shtesë për të gjithë ne për të vazhduar sigurtë drejt ndërtimit të një klubi të mirëfillt dhe të qëndrueshëm.

Mirë se vjen Shkëlqim