Futbolli Vendor Liga e Tretë

Klubi i Minatorit i shpreh ngushëllime familjarëve të puntorëve të rënë në minierën e Artanës

Dje Kosova u trondit nga një ngjarje e rëndë ku në minierën e Artanët humbën jetën si pasojë e shembjes së dheut në horizontin e katërt, inxhinieri Haxhi Arifi dhe xehetari Idriz Gërbeshi.

Klubi i Minatorit i ka shprehur ngushllime familjarëve të të ndjerëve, përcjellë GazetaSport.com

“K.F. Minatori me pikëllim të thellë morrën lajmin për vdekjen e dy minatorëve në minerën e Artanës

Inxhinieri Haki Arifi dhe xehetari Idriz Gërbeshi, të cilët kanë mbetur nën rrënoja si pasojë e shembjes së dheut me ç’rast fatkeqësisht humbën jetën, xehtari i ndjerë Idriz Gërbeshi ishte banor i fshatit të Kishnicë

K.F. Minatori shpreh ngushllime të sinqerta për të dy familjet e të vdekurve”, ka shkruar K.F Minatori.

K.F. Minatori me pikëllim të thellë morrën lajmin për vdekjen e dy minatorëve në minerën e ArtanësInxhinieri Haki…

Posted by K.F. Minatori on Wednesday, June 3, 2020