Liga e Tretë

Numër i madh i futbollistëve në stërvitjen e parë te skuadra kosovare

Skuadra Hajvalia 2020 ka njoftuar se tashmë ka filluar fazën përgatitore, shkruan GazetaSport.com.

Ky ekip ka shkruar se tashmë ka filluar seleksonimi i futbollistëve, të cilët do të bartin fanellën e kësaj skuadre nga ediconi i ardhshëm.

Ky është njoftimi i klubit.

“F.C. Hajvalia 2020” ka nisur stërvitjet dhe seleksionimin e futbollistëve të ekipës së parë.

Në ditën e parë të stërvitjeve në stadiumin e “Kishnicës” kanë marrë pjesë mbi 50 futbollistë.

Të gjithë futbollistët pjesëmarrës, pa përjashtim, kanë treguar cilësi dhe dëshirë të madhe që të jenë pjesë e klubit tonë.

Stafi i trajnerëve do t’i jap mundësinë secilit prej tyre që të shfaqë aftësitë e veta dhe do t’i trajtoj të gjithë të barbartë.

Sot është dita e dytë e stërvitjeve ndërsa me këtë tempo do të vazhdohet për disa ditë me radhë.