Kupa

Ballkani ia uron Prishtinës Kupën

Pas triumfit të Prishtinës në finalen e Digitalb Kupës së Kosovës, Ballkani ua ka uruar trofeun bardhezinjve trofeun dhe u ka dëshiruar arritje në kualifikimet për Ligën e Evropës, në mënyrë që Kosova të përfaqësohet sa më mirë në garat evropiane.

Ballkani ngeli duar thatë dhe jashtë kualifikimeve për pjesëmarrje në Ligën e Evropës, pavarësisht se pati një sezon mbresëlënës, pasi u mund në finale të Kupës së Kosovës 1:0 nga Prishtina të mërkurën.

Thaçi kujton takimin e parë me Vokrrin dhe Rugovën: Golat e tij ishin protestë politikë

Otto John e shënoi golin e vetëm për triumfin e Prishtinës, i cili ua mundëson kryeqytetasve të luajnë në kualifikime për pjesëmarrje në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.

Pasi dështoi në garë për titull në javën e parafundit në Ipko Superligë dhe pjesëmarrje, Ballkani e kishte kupën si trenin e fundit dhe tani klubi është shprehur se gjithçka që i ka mbetur është të përgatitet për sezonin e ri.

Urime për FC Prishtina për fitoren në Digitalb Kupën e Kosovës, i urojme të na përfaqësoj në mënyre sa më të mirë në garat Europiane”, shkruan faqja zyrtare e Ballkanit.

Ndërsa neve si klub na mbetet të përgatitemi për sezonin e ri”.

Urime për FC Prishtina për fitoren në Digitalb Kupën e Kosovës, i urojme të na përfaqësoj në mënyre sa më të mirë në…

Posted by FC Ballkani on Thursday, July 30, 2020