Liga e Parë

BEFASI: Skuadra e Ligës së parë merr mbrojtësin e Llapit

Skuadra e A&N ka befasuar me transferin e ri.

Prizrenasit kanë nënshkruar me mbrojtësin e Llapit, Leutrim Kadriu, shkruan Gazeta Olle.

“FC A&N vazhdon të përforcohet për të arritur objektivat së fundmi sapo është arritur marrëveshja me një qendër mbrojtës nga FC Llapi”.

“26 vjeçari Leutrim Kadriu tani më do të jetë pjesë e FC A&N Prezentimi zyrtar do të bëhet në ditët në vijim”, ka shkruar skuadra nga Prizreni në njoftimin zyrtar.

Ky ekip këtë vit synon Superligën e Kosovës, pasi këtë e ka konfirmuar në faqen e tyre zyrtare.

FC A&N vazhdon të përforcohet për të arritur objektivat së fundmi sapo është arritur marrëveshja me një qendër mbrojtës…

Posted by FC A&N on Thursday, July 30, 2020