Kupa

Hoti: Urime Prishtinë e shumë suksese

FOTO: Laura Hasani

Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës në edicionin 2019/2020, shkruan “Zeri.info”.

Ekipi i Armend Dallkut triumfoi në finalen ndaj Ballkanit me rezultatin minimal 1:0, duke siguruar kështu daljen në Ligën e Evropës.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga Otto John në minutën e 20-të.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur ndeshjen e sotme një super finale, derisa ka uruar Prishtinën.

“Një super finale sonte në mes të Prishtinës dhe Ballkanit!

Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës dhe kualifikohet në Europa League.

Urime Prishtinë e shumë suksese!”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.

Një super finale sonte në mes të Prishtinës dhe Ballkanit!Prishtina është fituese e Kupës së Kosovës dhe kualifikohet në Europa League. Urime Prishtinë e shumë suksese!

Posted by Avdullah Hoti on Wednesday, July 29, 2020