Futbolli Vendor Liga e Evropës

Këta janë rivalët e mundshëm të Gjilanit dhe Prishtinës në Ligën e Evropës!

Gjilani dhe Prishtina janë dy skuadrat kosovare që këtë vit kanë siguruar plasmanin në garat parakualifikuese të Ligës së Kampionëve.

‘Të kuqtë’ nga Gjilani, Evropën e siguruan pasi përfunduan në kampionatin e rregult në pozitën e dytë, pozitë kjo që u sigurua krejt në fund, shkruan Gazeta Olle.

Kurse, Prishtina edhe këtë vit Evropa Ligën e siguroi falë triumfit në Kupën e Kosovës, në sfidën e luajtur dje ndaj Balllkanit, ku një gol nga Otto John vendosi komplet fatin e takimit.

Kështu, dy skuadrat kosovare si rival të mundshëm në parakualifikime pritentë kenë skuadra nga shtet si: Mali i Zi, Gjibraltari, Andorra, Irlanda e Veriut, San Marino e Uellsi.

Madje, disa prej skuadrave që kanë siguruar plasmanin në këtë fazë, janë të njohura për ne në Kosovë, pasi më parë janë takuar përball klubeve tona.

Kundërshtari me koeficientin më të lart në këto parakualifikime është ekipi Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, kundërshtar ky që më parë në këtë fazë është eliminuar nga Feronikeli e Drita.

Shorti për fazën parakualifikuese të Ligës së Evropës pritet të hidhet me 9 gusht në Zvicër.

Ndërsa ndeshjet e këtij rundi priten të zhvillohet me 20 gusht.

Aktualisht, vetëm fituesi i Kupës së Irlandës Veriore ende nuk dihet, për kompletimin e gjitha skuadrave të kësaj faze.