Liga e Dytë

KF Shkëndija nga Hajvalia zyrtarizon trajnerin e njohur

Trajneri i njohur kosovar, Emin Bajrami, muajin e kaluar kishte njoftuar që nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së KF Minatori që garon në Ligën e Dytë.

Kurse tashmë, Bajrami është zyrtarizuar si trajner i KF Shkëndija nga Hajvalia, shkruan Gazeta Sheshi.

Bajrami më parë ka qenë trajneri i KF Bashkimit të Koretinit dhe KF Minatorit.

Kujtomë që nga vendi i Hajvalisë do jenë dy skuadra që do të marrin pjesë në Ligën e Tretë, KF Shkëndija dhe KF Hajvalia 2020.