Kupa Superliga

Remzi Ejupi pret që Prishtina të mos dëshpërojë sërish në garat ndërkombëtare

????????????????????????????????????

Prishtina është fituesja e Kupës së Kosovës dhe do të marr pjesë në kualifikimet e Europa League.

Prishtinasit në finale mposhtën Ballkanin fal golit të vetëm të shënuar nga Otto John.

John realizoi gol duke kaluar mjaftë bukur kapitenin Berisha të Ballkanit në minutën e 20-të.

Në pjesën e dytë shifrat nuk ndryshuan, ani pse Ballkani me Jetmir Topallin realizuan por u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Kështu, trajneri Armend Dallku me Prishtinën do të marrin pjesën në kualifikimet e Europa Leagues.

Në anën tjetër, edhe pas një super sezoni, Ismet Munishi me Ballkanin mbesin pa trofe.

Presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi, ka thënë se ky ishte një edicion i vështirë, derisa shpreson që ekipi i tij të ketë fat në shortin e Ligës së Evropës.

Ishte një edicion i vështirë, ndoshta më i vështirë se para luftës. Ka ndikuar edhe pandemia edhe shumë gjëra tjera. Shpresoj se futbolli kosovar do të ndryshojë pasi kemi mundësi ta bëjmë një gjë të tillë”, tha Ejupi.

Planet e Prishtinës tashmë janë të marrim rezultate pozitive në Evropë. Ta shohim se sa mund të shkojmë lart. Shpresojmë të kemi fat edhe në short në Ligën e Evropës”, shtoi ai.

Sa i përket titullit kampion, nëse vazhdohet kështu mund të zgjatet arritja e titullit”, u shpreh kreu i klubit më të trofeshëm në Kosovë.