Legjionarët

Berisha: Nëse nuk do të isha futbollist, do të merresha me këtë profesion

Valon Berisha është njëri prej futbollistëve më cilësor që aktivizohet te Përfaqësuesja e Kosovës.

Berisha e kompletoi transferimin e tij te Reims në afatin kalimtar veror, nga Lazio, derisa edicionin e kaluar ishte i huazuar në Fortuna Dusseldorf, shkruan “Zeri.info”.

Berisha që aktivizohet edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, është ndër më të rëndësishmit te skuadra e Bernard Challandes.

Në një intervistë në RTK, Berisha në mes të tjerash ka treguar se cili do të ishte profesioni i tij nëse nuk do të ishte futbollist.

“Nëse nuk do të isha futbollist, do të merresha me muzikë. Kur jemi me Përfaqësuesen, nganjëherë këndoj unë”, ka thënë anëtari i Reimsit.