Superliga

Skuadrat me mbrojtjen më të fortë dhe më të dobët në Superligë për edicionin 2019/20

Në fundjavën e kaluar është mbyllur edicioni 2019/20 në elitën e futbollit kosovar, ku Drita ka arritur të shpallet kampione e Kosovës.

Derisa për titull luftonin Drita, Gjilani, Ballkani dhe FC Prishtina, në fund arriti të fitojë vetëm skuadra e Ardian Nuhiu, shkruan “Zeri.info”.

Nga ana tjetër, Dukagjini, Vushtrria, Ferizaj dhe Flamurtari kanë rënë nga elita e futbollit të Kosovë.

Pas investimeve të shumta verën e vitit të kaluar, konkurrenca në edicionin që lamë pas ishte shumë e madhe, si në pjesën e epërme ashtu edhe në atë të poshtme të tabelë.

Por, kush ishin skuadrat me mbrojtjen më të mirë dhe më të dobët në Superligë për edicionin e kaluar?

Nëse sulmin nuk e kishte më të mirin, Drita e kishte mbrojtjen më të fortë në kampionatin elitar kosovar edicionin e kaluar.

Skuadra gjilanase që ka në mbrojtje Fidan Gerbeshin dhe Ardian Cuculin, pranoi vetëm 23 gola në 33 ndeshje në Superligën e Kosovës për edicionin e kaluar.

Ndoshta edhe mbrojtja e fortë bëri që Drita ta fitojë në fund titullin e kampionit.

Ndërkaq, skuadra me mbrojtjen më të dobët në ligë në edicionin e kaluar ishte Vushtrria me 76 gola të pësuar.