Legjionarët

Valon Berisha zbulon kampionatin dhe skuadrën e preferuar!

Valon Berisha është njëri prej futbollistëve më cilësor që aktivizohet te Përfaqësuesja e Kosovës.

Berisha e kompletoi transferimin e tij te Reims në afatin kalimtar veror, nga Lazio, derisa edicionin e kaluar ishte i huazuar në Fortuna Dusseldorf, shkruan “Zeri.info”.

Berisha që aktivizohet edhe te Përfaqësuesja e Kosovës, është ndër më të rëndësishmit te skuadra e Bernard Challandes.

Në një intervistë në RTK, Berisha në mes të tjerash ka treguar skuadrën e preferuar dhe kampionatin, i cili e tërheq më së shumti..

“Skuadra që preferoj është Barcelona, por liga që më tërheq më së shumti është Premierliga”, ka thënë Berisha.

“Është një kampionat që më pëlqen tejmase”, shtoi ai