Superliga

Vjen edhe largimi i tretë nga Feronikeli

Medjon Hoxha, mesfushori i njohur kosovar nuk do të jetë pjesë e FC Feronikelit në edicionin e ardhshëm.

Hoxha erdhi tek skuadra e Feronikelit në merkaton e janarit – por pas gjashtë muajsh aventurë tek ekipi nga Drenasi ka vendosur të vazhdojë karrierën diku tjetër.

Medjon Hoxha, futbollisti 21 vjeçar zhvilloi 4 paraqitje në këtë edicion tek skuadra e Feronikelit – ku nuk kishte edhe shumë minuta, për shkak të konkurrencës jo të vogël…

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se Hoxha dhe Feronikeli me pajtim të dyanshëm kanë vendosur për këtë largim.

Ky nuk është largimi i parë nga skuadra e Afrim Toverlanit, pasi pas përfundimit të sezonit deri më tani janë larguar edhe Met Millaku e Mevlan Zeka, ky i fundit madje është bashkuar me FC Ballkanin.

Ndërkohë, Feronikeli ka arritur të vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin “Toki” dhe mesfushorin Besmir Bojku, gjithashtu kanë transferuar edhe mesfushorin malazez, Marko Milickovic