Legjionarët

Vojvoda i kundërpërgjigjet Berishës dhe Zenelit: Hajt se ua kallxoj qejfin

Standard Liege do të përballet sot me Reimsin në një ndeshje miqësore.

Ndeshja e cila luhet në Belgjikë do të zhvillohet nga ora 15:00, raporton “Zeri.info”.

Vëmendje në këtë ndeshje do të marrin Mërgim Vojvoda te Standard Liege dhe Arbër Zeneli e Valon Berisha te Reimsi.

Para ndeshjes, Berisha ka publikuar një video interesante në rrjetet sociale.

Berisha shihet në një bashkëbisedim me Zenelin para ndeshjes, derisa shkruan: “Daj le Arbërin me jep gol sod”.

Me epitetin “daj”, Berisha dhe Zeneli i drejtohen Mërgimit. 

Ky i fundit, tashmë i është përgjigjur bashkëlojtarëve të tij te Kosova, duke shkruar: “Hhahah, hajt se ju kallxoj qefin”