Superliga

ZYRTARE: Ballkani nuk ka të ndalur, prezanton dy super-transferime

Mevlan Zeka është përforcimi i radhës nga klubi i Ballkanit.

Sulmuesi gjakovar gjatë ditës së djeshme zyrtarizoi ndarjen me Feronikelin, skuadër me të cilën fitoi gjithçka që mund të fitohej vitin e kaluar, shkruan “Zeri.info”.

Zeka nuk ka vonuar dhe menjëherë e ka bërë zgjedhjen e tij për të ardhmen.

Siç njofton faqja zyrtare  Ballkanit, Zeka tashmë është prezantuar te skuadra e Ballkanit që drejtohet nga Ismet Munishi.

Përveç Zekës, Ballkani ka prezantuar edhe portierin nga Rahoveci, Kenan Haxhihamza.

Haxhihamza vitin e kaluar mbrojti ngjyrat e Gjilanit.

Të dashur tifoz ,Mevlan Zeka dhe Kenan Haxhihamza nga sot janë pjesë e FC Ballkanit Sulmuesi Mevlan Zeka dhe…

Posted by FC Ballkani on Saturday, August 1, 2020