Superliga

ZYRTARE: Dugagjin Gashi largohet nga Besa!

Mesfushori i njohur i Besës, Dugagjin Gashi, ka konfirmuar largimin nga skuadra pejane.

Gashi e konfirmoi lajmin në një prononcim për gazetën, duke shprehur zhgënjimin e tij për gjendjen aktuale.

“Besa po ndërton skuadër me juniorë, e cila nuk ka asnjë mundësi të mbijetojë në Superligë”, deklaroi Gashi për Gazetën Olle.

“Jam shumë i kënaqur që kam arritur bashkë me shokë ta rikthejmë Besën në Superligë. Por, tash e tutje nuk jam më pjesë e klubit”, shtoi Gashi.

Ai ka theksuar që është në pritje të ofertave serioze.

Gashi është një prej mesfushorëve shkatërrues më të mirë në Kosovë që nga paslufta