Superliga

Zyrtare: Llapi prezanton Ardit Peposhin nga Bylisi

Foto: KF Llapi, Facebook.

Llapi e ka zyrtarizuar ardhjen e mbrojtësit, Ardit Peposhit nga skuadra shqiptare, Bylisi.

Mbrojtësi i krahut të djathtë edhe zyrtarisht është bërë pjesë e Llapit, raporton “Zeri.info”.

Peposhi, me përvojë të madhe në futbollin shqiptar, ka vendosur ta vazhdojë karrierën te Llapi.

Ai është paraqitur në skuadrat si Tirana, Teuta, Korabi, Kukësi dhe së fundmi te Bylisi.

Postimi i plotë i Llapit:

MIRËSEVJEN ARDIT PEPOSHI

Kemi arritur marreëveshje 1 vjeçare me mbrojteësin e krahut teë majteë, Ardit Peposhi.

Peposhi, i gjatë 1.85 m, mbrojtës i krahut të majtë ka zhvilluar 31 ndeshje me Bylisin neë edicionin 2019/20 dhe ka realizuar 2 gola e 4 asistime.

Është paraqitur me sukses në 190 ndeshje për klubet si: KF Tirana me të cilën ka fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, pastaj KF Teuta, KF Korabi, KF Kukësi dhe së fundmi për FK Bylis.

Peposhi ka firmosur kontratën dhe prezantimi i tij do bëhet kur futbollisti do i bashkangjitet skuadrës në fazën përgaditore për edicionin e ri”
.

MIRËSEVJEN ARDIT PEPOSHI ⚪️🔵Kemi arritur marrëveshje 1 vjeçare me mbrojtësin e krahut të majtë, Ardit…

Posted by K.F. Llapi on Saturday, August 1, 2020